Veseli: Ia jap krejt postet LDK-së veç të ketë konsensus për tema të mëdha

Aktuale

Veseli: Ia jap krejt postet LDK-së veç të ketë konsensus për tema të mëdha

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:32
Kadri Veseli

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është vështirë të flasë për 10 vitet e ardhshme të vendit tonë.

“Mirëpo, ajo që dihet është përcaktimi ynë, Kosova është e përcaktuar është euroatlantike. Ne e dimë që jemi vend euroatlantik se synojmë të jemi në BE dhe në NATO”, tha Haradinaj.

 Ai tha se beson që në fund të këtij viti Kosova e fiton një të drejtë që është liberalizimi i vizave. Në fund të këtij viti mund të jemi kandidat për statusin e kandidatit në BE.

Sipas tij BE nuk  është aq e vendosur në qasjen e vet ndaj kësaj pjese të Evropës.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se duhet të pajtohen për çështjet që kanë interes për qytetarët.

“Ne mund të konstatojmë se Kosova ka bërë hapa të progresit të cilat në një vështrim  të një njeriu që nuk ka qëndruar në Kosovë janë shumë të mëdha”, tha Veseli në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës”.

Ai tha se kanë harxhuar tri vjet me  tema të cilat duhej të ishin tema të konsensusit nacional.

“Sot iu kemi përgjigjur ftesës së LDK për tryezën për të dëshmuar që nuk është garë për ide, nëse doni zgjedhje shkojmë nesër vetëm të kemi konsensus. Preokupim është agjenda evropiane. Liberalizimi i vizave, çështja e ushtrisë, çështje që kërkon konsensus është Asociacioni, dialogu me Serbinë. Ky  shtet duhet të vendos a duhet të orientohemi në një shtet që e eviton konfliktin, apo do të orientohet në tema që do ti prijë konfliktit. Unë mund të dal në opozitë dhe të hyj në koalicion, LDK-së ia jap kryetarin e Kuvendit dhe të gjitha, e rëndësishme sot është që ky shtet duhet ta përmbyllë procesin politik me shtetin serb në mënyrë që të mos i lejë probleme gjeneratave të reja. E kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm me ratifikimin e demarkacionin. Duhet të bashkëbisedojmë të marrim përgjegjësi”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat