Deputetët kërkojnë që të mos shpenzohet buxheti për letra

Aktuale

Deputetët kërkojnë që të mos shpenzohet buxheti për letra

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:19
Komisioni për Buxhet dhe Financa

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar dhe miratuar raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2017.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, tha se në shpenzimet për vitin 2017 për paga dhe mëditje janë realizuar 95,6%,  mallra dhe  shërbime 77,24%, shërbime komunale, 82,1% , shpenzime kapitale 29,74%. 

Krasniqi: Te mallra dhe shërbimet vjet ka pas më pak se është shpërbërë Kuvendi 

“Te shpenzimet mallra dhe shërbime kemi pas më pak harxhime sepse dihet që në vitin 2017 kemi pasur shpërbërje të Kuvendit dhe shpenzimet e parapara për deputetët nuk kanë mundur të zbatohen, ndërsa te shpenzimet kapitale është bërë një shpenzim jashtë planifikimeve tona, por është një fat që Kuvendi e ka përcjell procedurat e prokurimit”, tha Krasniqi. Ndërsa tha se kanë dështuar disa projekte, furnizimi me material për zyre 140 mijë euro nuk ka përfunduar. 

Naser Osmani, nga LDK-ja, propozim që mos të bëhen shpenzime për fotokopje të letrave sepse sipas tij ky është një kosto shtesë dhe që secili deputet mund të lexojë materialet online. 

Ai këtë mënyrë të furnizimit me dokumentacione e quajti mënyrë primitive. 

Osmani: Po punojmë në mënyrë primitive 

“Gjithmonë ka shpenzime për zyrat, duhet filluar me kursimin e shpenzimeve të administratës, fotokopje qaq shumë harxhohet, ka letra që hedhen nuk na duhen, e nga ana tjetër çdo vjet na bini nga një kompjuter, është çështje e sekretarisë që me ba një program që këto letra të humbën krejt mos të ngarkohemi me letra, të kemi kompjuterë secili me programe të veçanta, e me u furnizu në mënyrë primitive me letra”, ka thënë Osmani.

Lumir Abdixhiku, kryetar i komisionit kërkoi sqarim për harxhimin e 116 mijë eurove për dreka zyrtare të stafit politik. 

Abdixhiku: Çka janë këto shpenzime? 

 “Tregoni çka janë këto shpenzime për dreka zyrtare. A janë vetëm të stafit politik apo të tjerëve? Unë se di pse institucionet me qit dreka, për dikë kur punon në kompani private?”, pyeti Abdixhiku.

Krasniqi: Këto shpenzime janë për takimet me zyrtarë të shteteve tjera

 “Janë staf që organizojnë takime të niveleve të larta, zyrtarë protokolli të një shteti tjetër kur vijnë për t’u takuar me zyrtarë tanë”, ka thënë sekretari i Kuvendit.

Ky raport u votua nga 6 vota për, dhe i dërgohet Kryesisë. Po ashtu Komisioni miratoi edhe raportin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas ani pse drejtuesit e kësaj agjencie theksuan nevojën për mbështetje me mjete financiare edhe më shumë. Po ashtu u miratua pa debat edhe ligji për Liritë Fetare pasi nuk ka implikime financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat