Thaçi mirëpret platformën e Veselit dhe tryezën e LDK-së

Aktuale

Thaçi mirëpret platformën e Veselit dhe tryezën e LDK-së

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:09
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se konsensusi politik dhe uniteti qytetar janë veprime esenciale për të ardhmen e Kosovës.

Me këtë rast ai ka mirëpritur tri nisma të cilat së fundi u morën nga liderët e partive politike në vend: platformën e qeverisë së Ramush Haradinajt për dialog me Serbinë, platformën për konsensus të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, si dhe tryezën e sotme të partive politike të thirrur nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas Thaçit, që të gjitha këto janë në shërbim të unitetit qytetar.

Pa ndërhyrje reagimi i Thaçit:

Konsensusi politik dhe uniteti qytetar janë veprime esenciale për të ardhmen e Kosovës. Në shërbim të kësaj, e mirëpres platformën për dialog ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të prezantuar nga kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjithashtu është inkurajuese platforma politike e cila përfshin pika të rëndësishme te agjendës shtetëror e prezantuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në kontekst të këtyre iniciativave përshëndes tryezën e sotme politike, të thirrur nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Është inkurajues takimi i sotëm i partive politike për të përafruar qëndrimet dhe për ta institucionalizuar agjendën shtetërore.

Konsensusi i gjerë politik është garancia ma e mirë për të përmbushur agjendën shtetërore, e cila si synim ka arritjen e objektivave euroatlantike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat