Hoxhaj: Nëse vendet e rajonit mbështesin njëra-tjetrën krijohet një momentum i ri

Aktuale

Hoxhaj: Nëse vendet e rajonit mbështesin njëra-tjetrën krijohet një momentum i ri

Më: 25 prill 2018 Në ora: 11:18
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, theksoi se nëse vendet e rajonit e mbështesin njëri-tjetrin dhe zëvendësojnë konfliktin me bashkëpunim, mund të krijohet një momentum i ri.

Sipas tij, dialogu me Serbinë, formimi i ushtrisë, anëtarësimi në BE, reforma zgjedhore mbesin sfida të radhës për Kosovën.

 Ai theksoi se në 10 vitet e fundit, pa e përmendur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, viti 2013 ishte viti më i rëndësishëm për Ballkanin, kur Kroacia mori statutin e vendit anëtar dhe la të nënkuptohet se nëse bëhet reformat arrihet edhe integrimi.

Sipas tij, prej vitit 2014-2017, Ballkani Perëndimor ka ngecur, porse shtoi se këtë vit kanë filluar të ndryshojnë gjërat. Teksa çështjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës dhe mos integrimin i renditi si probleme.

"Po prej vitit 2014-2017 ne kemi pasur një ngecje. Por 2018-tën e shoh krejt ndryshe. Këtë vit e kemi një kontekst shumë më pozitiv. Kur unë isha në Maqedoni para disa javësh, ishte një shtet tjetër. Nuk ishte shteti që e kisha takuar në këto 7-8 vite. Dua të them se në rajon ka një vullnet politik për të adresuar çështjet e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Edhe Shqipëria dhe Greqia janë të interesuara të mbyllin çështjet e hapura dhe Kosova e Serbia janë duke dialoguar për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Hoxhaj.

 Ai u shpreh më pak optimist për Bosnjën, ku theksoi se nëse vetëm një vend në rajon dështon, të gjitha vendet e tjera e paguajnë çmimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat