Art Kurti varroset nesër

Aktuale

Art Kurti varroset nesër

Më: 24 prill 2018 Në ora: 21:58
Art Kurti

Aktori nga Gjakova, Art Kurti, i cili sot u gjet i vdekur në një veturë, ku dyshohet të ketë kryer vetëvrasje, do të varroset të mërkurën.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Gjakovës, ku ai punonte si këshilltar i kryetarit Ardian Gjini.

“Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë ju njoftojmë që nesër e mërkurë, datë 25.04.2018 me rastin e ndarjes nga jeta të kolegut tonë Art Kurti, Komuna e Gjakovës do të mbajë mbledhje komemorative në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë me fillim nga ora 15:30”, thuhet në njoftim.

“Pas mbledhjes komemorative, trupi i pajetë do të qëndrojë në hollin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” për homazhe deri në orën 17:30”, sqaron Komuna e Gjakovës.

“Ndërkaq varrimi i të ndjerit, do të bëhet në orën 18:00 në tyrben e “Sheh Fetahu-t” (në magjistralen Gjakovë-Prizren)”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat