Krasniqi: Zgjedhjet pa disa përgatitje s’prodhojnë situatë tjetër

Aktuale

Krasniqi: Zgjedhjet pa disa përgatitje s’prodhojnë situatë tjetër

Më: 24 prill 2018 Në ora: 21:43
Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e parakoshme nuk do të prodhonin gjendje tjetër.

Ai ka folur në RTK, ku ka thënë se zgjedhjet e parakoshme do të mund të vinin në shprehje nëse paraprakisht do të bëshin disa parapërgatitje.

“Ne besojmë se shkuarja në zgjedhje pa disa parapërgatitje nuk prodhon gjendje tjetër. Pra do të kemi ripërsëritje të gjendjes”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij një e metë e madhe është reforma zgjedhor si dhe duhet të ndryshojë klima e komunikimit të partive politike.

Krasniqi ka thënë se Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e debatit të ftuar nga LDK-ja dhe do ta thotë qëndrimin e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat