Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka hedhur akuza të reja ndaj ish-bashkëpartiakut Dardan Molliqajt.
Konjufca duke folur për situatën e krijuar në VV ku shumë anëtarë të kësaj partie kanë dhënë dorëheqje ka thënë se ka parë dy qasje të ndryshme nga të dorëhequrit.
Sipas tij qasja e parë ka qenë për ta dëmtuar Vetëvendosjen, të cilën qasje sipas tij e ka pasur Dardan Molliqaj.
“Kemi pas një dallim në qasje dhe në atë grup i kam vërejtur dy qasje. Njëri grup që ta godasë Vetëvendosjen dhe mendoj që Dardan Molliqaj ka dashtë ta godasë VV-në.”
“Unë kam parë edhe njerëz tjerë që kanë dal nga VV, por që nuk kanë qenë të etur për ta goditur VV-në. Nga VV ka dal edhe Ilir Deda dhe nuk e kam pa kurrë të organizoj debate për tu marrë me Albin Kurtin. Ka qenë një dalje e zakonshme përmes një konference dhe aq. Dardani është dashtë ta ruaj VV-në më shumë se Iliri për shkak se ka qëndruar më gjatë dhe e ka ndërtuar VV-në”, ka deklaruar Konjufca.