Zëvendësministri i MPB-së i përgjigjet kërcënimit të Gjuriq për ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Zëvendësministri i MPB-së i përgjigjet kërcënimit të Gjuriq për ushtrinë e Kosovës

H.Orana Nga H.Orana Më 24 prill 2018 Në ora: 19:47

Sot Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se “në bazë të Ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në dhjetë vjet burg”.

Ai e ka përsëritur qëndrimi e Serbisë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është ilegal dhe bie ndesh me Rezolutën 1244 dhe është kundër qëllimeve të shtetit serb.

Gjuriq këtë thirrje ua ka drejtuar qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës.

Image
Isa Xhemajlaj

Por zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Isa Xhemajlaj e ka një përgjigje për Gjuriqin.

Xhemajlaj në një prononcim për “Bota sot”, thotë se kërcënime të tilla ndaj serbëve të Kosovës janë bërë edhe më herët kur ata u bën pjesë e TMK-së dhe FSK-së.

“Kërcënime të ngjashme serbët e Kosovës kanë pasur edhe më herët kur janë bërë pjesëtarë  të TMK -së dhe të FSK-së. Dhe kjo është e pa pranueshme dhe tregon se qeveria  serbe mendon vetëm për interesa të saj dhe jo të komunitetit serb që jeton në Kosovë”, thekson Xhemajlaj.

Ai pyet po ashtu se si do të reagonin nëse qeveria e Kosovës apo e Shqipërisë ta bënin të njëjtën gjë për shqiptarët që jetojnë në Serbi.

“Pra kjo qasje është e papranueshme dhe shumë e dëmshme e veqanarisht për komunitetin serb që jeton në Kosovë, që t’i bëhen kërcënime të tilla”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat