Gashi ngushëllon familjen e aktorit Kurti

Aktuale

Gashi ngushëllon familjen e aktorit Kurti

Më: 24 prill 2018 Në ora: 15:35
Art Kurti

Ministri i Kulturës Kujtim Gashi ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së aktorit nga Gjakova Art Kurti, i cili u gjet i vdekur sot në mëngjes në një veturë në fshatin Goden.

Gashi në telegramin e tij ka shkruar se bota e artit ka humbur një prej aktorëve të rinj më të talentuar.

E nderuara familja Kurti,   Lajmin për vdekjen e parakohshme e të dashurit tuaj, Artit, aktorit tonë të mirënjohur, e morëm me pikëllim të madh. Bota e artit ka humbur një prej aktorëve të rinj më të talentuar.

Arti u nda nga kjo jetë në moshë të re, duke lënë në gjysmë rrugëtimin e tij prej artisti. Ai me punën e tij, bëri që të jetë i respektuar në botën e artit e të kulturës por edhe jashtë saj. Me entuziazmin e tij prej të riu ai do të jepte kontribut të madh andaj Arti do të na mungojë. 

Ndarja e hershme e Art Kurtit, është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për artdashësit dhe të gjithë ata që e njohën.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Art Kurtit.   Sinqerisht, Kujtim Gashi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat