Përveç aktor, i riu nga Gjakova ishte edhe zyrtar i AAK’së

Aktuale

Përveç aktor, i riu nga Gjakova ishte edhe zyrtar i AAK’së

Më: 24 prill 2018 Në ora: 14:05
Art Kurti

Art Kurti, që u gjet sot i vdekur në orët e para të mëngjesit, pos që ishte aktor i serialit “O sa Mirë”, ai ishte edhe këshilltar për të rinj në Kabinetin e Ardian Gjinit.

Art Kurti, aktor i serialit “O sa mirë”, u gjet i vdekur sot në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Qafa e Zabelit në Gjakovë.

Ai u gjet i vdekur në një veturë. Kështu ka konfirmuar policia e rajonit të Gjakovës.

Kurti pos profesionit të aktorit, ishte edhe këshilltar për të rinj në kabinetin e Ardian Gjinit. Kjo shihet edhe përmes shpërndarjeve të fundit që ai i ka bërë në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat