Vjen reagimi i “O Sa Mirë” për vdekjen e aktorit: Dhimbje e tmerrshme për kolegun fantastik

Aktuale

Vjen reagimi i “O Sa Mirë” për vdekjen e aktorit: Dhimbje e tmerrshme për kolegun fantastik

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:56
Art Kurti

Art Kurti, aktori i njohur i serialit “O Sa Mirë” ka ndërruar jetë sot në rrethana të dyshimta.

Kurse tashmë kanë reaguar edhe drejtuesit e serialit “O Sa Mirë” përmes faqes zyrtare në llogarinë në “Facebook”.

“Dhimbje të tmerrshme dhe pikëllim të pakufishëm na dha sot lajmi për vdekjen e Art Kurtit, kolegut fantastik që kishim në Serialin “O Sa Mirë”.

Tepër i ri për të shkuar.

Do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë e tij, talentin e tij, të qeshurën e tij.

Ngushëllime familjarëve, artistëve dhe miqve!” thuhet në postimin e tyre.

Kurse Policia e Kosovës ka konfirmuar humbjen e jetës së një të riu në fshatin Goden të Gjakovës. Gjithashtu sipas policisë nga hetimet e para dyshohet se rasti ka të bëjë me vetëvrasje përderisa në veturën e të ndjerit është gjetur edhe një armë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat