Gjini shpreh ngushëllime për vdekjen e Art Kurtit

Aktuale

Gjini shpreh ngushëllime për vdekjen e Art Kurtit

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:54
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe Art Kurti

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur dhimbje të thellë për vdekjen e kolegut të tyre, dhe aktorit Art Kurti.

“Jam i shokuar nga lajmi që kolegu ynë Art Kurti nuk është më me ne. Kolegët e mi dhe unë ndjejmë dhimbje të thellë për këtë humbje. Largimi kaq i hershëm dhe i papritur i Artit, nga familja dhe të gjithë ne do të jetë vështirë i përballueshëm”, ka shkruar Gjini, duke u shprehur ngushëllimë familjes, kolegëve dhe miqve të Kurtit.

Kurti i cili ishte aktor dhe këshilltar për rini në zyrën e Gjinit, dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Policia e Kosovës ka konfirmuar  se po heton rrethanat për vetëvrasje, në rastin e aktorit nga Gjakova, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një veturë në fshatin Goden, në periferi të qytetit.

“Dyshimet e para çojnë  për vetëvrasje. Në veturë është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur një fishek të shkrepur në kokë”, ka thënë komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat