Komisioni për Punë të Brendshme diskuton kritikat e raportit të KE-së

Aktuale

Komisioni për Punë të Brendshme diskuton kritikat e raportit të KE-së

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:13
Ilustrim

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka diskutuar rreth raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2018. Në rend dite ishte gjithashtu shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017.

Kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala prezantoi disa nga të dhënat e raportit të  Komisionit Evropian për Kosovën.

“Si komision duhet të fokusohemi në mbikëqyrjen e FSK-së. Ndërkaq sa i përket policisë së Kosovës theksohet se mbetet institucioni më i besueshëm. Është vlerësuar pozitiv legjislacioni për krim kibernetik dhe kapaciteti i policisë së Kosovës për krim të organizuar, por që policia konsiderohet që ka ndikim politik”.

“Është theksuar rënja e numrit të qytetarëve që shkojnë në luftë jashtë vendit. Është vlerësuar si pozitiv ligji për të huaj dhe për azil. Sa i përket agjencionit për të dhënat personale është kërkuar ndryshimi i ligjit”, tha ai.

Rexhep Selimi tha se duhet të ketë një mbikëqyrje më të madhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, sepse në raportin Evropian për Kosovën është kritikuar komisioni për mosmbikëqyrje të kësaj force.

“Do të doja të mbetet në ato se çfarë do të dalin si detyra për komisionin tonë. Raporti aty me një fjali tregon se mbikëqyrja parlamentare për FSK-në vazhdon të mbetet ineficiente. Nuk është hera e parë që ky raport jep vërejtje për komisionin. Ndoshta edhe kanë të drejtë pavarësisht asaj që ne kemi mbikëqyrë çështjet problematike dhe jo çështjet rutinore, por unë mendoj që ne mund të fillojmë një mbikëqyrje për FSK-në, se pavarësisht se a është apo s’është e shkruar në raport, FSK duhet të mbikëqyret. Unë propozoj që të mbështetet iniciativa për mbikëqyrjen e FSK-së mund të jemi të fokusuar në çështje të caktuara në mbikëqyrje”.

“Nuk kanë bërë gabim që kemi thirrur seancën. Nëse dëshironi ta bëni prapë, bëjeni dhe ne do të kontribuojmë. Në FSK ka skaduar kontrata për furnizimin e derivatëve. Ne mund të bëjmë një grup punues për mbikëqyrjen e të gjitha kontatave”, tha Selimi.

Muharrem Nitaj tha se debati parlamentar ishte i ngutshëm dhe sipërfaqësor.

“Është krejtësisht e pafalshme për Kryesinë e Kuvendit që të thirrë një seancë pa pasur materie për deputetët të diskutohet.  Për fatin e keq e kemi shfrytëzu një temë që është e rëndësishme për vendin dhe seqnca është thirrur për interesa individuale të grupeve të caktuara. Është pafalshme që kuvendi e trajton një ceshtje të rëndësishme kaq në mënyrë formale. Ne si parlament nuk kemi një shkall të kenaqshme për mbikqyrjen e fsk. Ndoshta është koha që të mendojmë seriozisht. Gjëja tjeter që mbajta mend është se si policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm. Ne kemi një grup punues në polici dhe raportet nga ai grup nuk flasin për një punë të shkelqyer.

Ndërkaq për shqyrtimin vjetor të raportit të Agjencisë Shtetëror të Mbrojtjes së të dhënave tha se duhet të caktohet një afat për emërim të bordit të Agjencisë.

“Jam dakord që raporti të kalojë në seancë plenare, mirëpo rekomandim të jetë që brenda një afati ta përfundoj emërimin e anëtarëve të bordit”, tha ai.

Xhelal Sfeçla për raportin e Komisionit Evropian ceki pjesën e presionit që u është bërë qytetarëve serbë në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

“Ende nuk kemi përkthime shqip të këtij raporti, në qoftë se ne pretendojme t’i mobilojmë fushat e caktuara me kohë është gjithmonë dikush që i pamundëson. Kur kemi të bëjmë me pikat e veçanta të këtij raporti, vlen të përmendim dështimet që janë theksuar. Flitet edhe për presionin e qytetarëve serbë që u është bërë në zgjedhjet e fundit dhe ne si komision duhet ta trajtojmë. Në qoftë se njerëzit nuk kanë të drejtë dhe siguri të shfaqin atëherë nuk e di për çfarë sigurie po flasim”, tha ai.

Ndërkaq për shqyrtimin vjetor të raportit të Agjencisë Shtetëror të Mbrojtjes së të dhënave tha se është urgjente të formohet bordi.

“Çështja e mungesës së bordit është shqetësuese. Ka dy vite në kohën kur mbrojtja e të dhënave, krimi kibernetik është temë aktuale. Mendoj që është një urgjencë jashtëzakonisht e madhe dhe nevojë për presion të madh që duhet të krijohet bordi. Unë jam befasuar për të keq kur kam marrë vesh qe dy vite është pa bord”, tha ai.

Shemsi Syla tha se sa i përket seancës, nuk ishte ndonjë roman që duhej përkthim special, mirëpo mungesa e qeverisë ishte për arsye se raporti ishte negativ.

“Unë mendoj që nuk ishte i mirëseardhur për qeverinë në pushtet, sepse raporti kishte të dhëna negative. E gjithë ajo punë i përngjante një bojkoti. Ne e kuptojmë se qeveria shumë më herët se ne i merr draftet, një numer i madh i zëvendësministrave e i specialistëve janë në qeveri, çfarë pune bëjnë ata nëse nuk e përkthejnë. Raporti nuk kishte asnjë arritje që na gëzonte neve, mendoj që kjo ishte krejt arsye pse u bllokua seanca”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat