Haradinaj: Kosova i përket familjes evropiane dhe në këtë nuk ka kthim prapa

Aktuale

Haradinaj: Kosova i përket familjes evropiane dhe në këtë nuk ka kthim prapa

Më: 24 prill 2018 Në ora: 12:14
Në Samitin e Brdo-së që po mbahet në kuadër të SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore)

Në Samitin e Brdo-së që po mbahet në kuadër të SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi përkushtimin dhe angazhimin e Kosovës në forumet dhe iniciativat e bashkëpunimit rajonal, me qëllim të arritjeve të standardeve të duhura për Kosovën dhe rajonin drejt integrimit të plotë në strukturat evropiane.

Në kumtesën dërguar mediave, bëhet e ditur se kryeministri Haradinaj falënderoi Slloveninë dhe Kryeministrin e saj Miro Cerar për kryesimin e këtij viti të SEECP dhe për rolin lehtësues në forcimin e bashkëpunimit rajonal.

“Procesi i Bashkëpunimit i Evropës Juglindore i themeluar mbi parimet e vizionit  për të ardhmen dhe për barazinë, po jep rezultate konkrete në procesin e përafrimit dhe integrimit të vendeve të Evropës Juglindore, duke ruajtur njëkohësisht vlerat e përbashkëta shoqërore, historike dhe gjeografike. Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për marrëdhënie të mira me vendet fqinje, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe po vazhdon përpjekjet për të vendosur raporte të mira fqinjësore edhe me Serbinë. Kosova i përket familjes evropiane, familjes së vlerave perëndimore dhe në këtë rrugëtim nuk ka kthim prapa”, tha Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij gjatë këtij samiti.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat