Lluka në Departamentin e Shtetit, i garantohet mbështetje për projektet në fushën e energjisë

Aktuale

Lluka në Departamentin e Shtetit, i garantohet mbështetje për projektet në fushën e energjisë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 11:33
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me Ministrin e Financave, Bedri Hamza, po qëndrojnë në Uashington

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me Ministrin e Financave, Bedri Hamza, po qëndrojnë në Uashington, ku morën pjesë në takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare për çështje ekonomike, me fokus të veçantë, të energjisë.

Ministrat Lluka dhe Hamza zhvilluan takim me Cyril Muller, Zëvendës President i Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, si dhe Laura Tuck, Zëvendës Presidente e Bankës Botërore për Zhvillim të Qëndrueshëm ku u njoftuan me dinamiken e punëve dhe progresin në fushën e energjisë, me theks aprovimin e Strategjisë së Energjisë 2017-2028.

Kreu i MZHE-së, gjatë takimit theksoi rëndësinë e strategjisë në avancimin e bazës ligjore si dhe krijimit të kushteve për zhvillim të qëndrueshëm në fushën e energjisë.

Muller përgëzoi Ministrin Lluka për aprovimin e strategjisë dhe rikonfirmoi mbështetjen e tij në implementimin e projekteve që dalin nga kjo strategji, me theks në ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese siç është Termocentrali Kosova e Re, zhvillimin e projekteve nga fusha e burimeve të ripërtitshme si dhe mbështetje shtesë për investime në masa të efiçiencës.

Gjithashtu, Ministri Lluka u takua me Georgina Baker, Zëvendës Presidente e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) për Evropë dhe Azi, ku tema kryesore e takimit ishte financimi i projekteve në fushën e energjisë dhe ujërave. Baker, ritheksoi gatishmërinë e IFC-së për mbështetjen e projekteve në këto fusha, duke konsideruar që ato përmbushin kriteret e financimit.

Ministri Lluka gjatë vizitës në Uashington DC gjithashtu është pritë nga drejtoresha e Zyrës për Evropë Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Suzan Falatko, e cila ka konfirmuar mbështetjen e Departamentit të Shtetit në zhvillimin e projekteve në fushën e energjisë dhe në implementimin e plotë të strategjisë së energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat