Ky është deputeti i cili u bë sot prind

Aktuale

Ky është deputeti i cili u bë sot prind

Më: 24 prill 2018 Në ora: 11:07
Lumir Abdixhiku

Deputeti nga radhët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, është bërë sot prind për herë të dytë.

Abdixhiku përmes një fotografie në rrjetin e tij personal “Facebook”, ka treguar se sot në jetë ka ardhur vajza e tij, Rozi, duke shprehur gëzimin e tij për anëtaren më të re të familjes së tyre.

“Mirëmëngjesi botë. Sot erdhi në jetë Rozi, vajza jonë. Albina, Era e unë jemi me plot gëzime për anëtaren e re të familjes sonë. Është ditë e bukur sot”, ka shkruar Abdixhiku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat