LDK përkujton Ismet Rracin, kërkon të zbardhen vrasjet e aktivistëve të saj

Aktuale

LDK përkujton Ismet Rracin, kërkon të zbardhen vrasjet e aktivistëve të saj

Më: 24 prill 2018 Në ora: 10:51
Foto nga perkujtimi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar ish-kryetarin e Komunës së Klinës, Ismet Rracin. Ky subjekt politik ka kërkuar drejtësi për zbardhjen e vrasjes së Rracit dhe të gjithë veprimtarëve tjerë të cilët janë vrarë në rrethana të panjohura.

Ismet Rraci ishte një ndër themeluesit e LDK-së dhe mik i ish-Presidentit Rugova. Vrasja e tij ishte e rëndë jo vetëm për familjarët por edhe për gjithë qytetarët e Klinës dhe Kosovës.

Siç njofton komunikata e LDK-së, nën organizimin e kryetarit të Degës së LDK-së në Klinë, Fadil Gashi janë bërë homazhe te varri i Rracit në Siqevë dhe para bustit të tij. Në emër të kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, deputetja e Kuvendit të Kosovës Mirjeta Kalludra dhe Drejtori i Administratës së LDK-së, Selver Doda, e bashkë me ta edhe familjarë dhe qytetarë të Klinës.

“Ismet Rraci ishte gjithmonë afër qytetarëve të tij, pavarësisht kohës së vështirë dhe rrethanave të tilla, atë e vranë në mënyrë tinzare sepse iu shërbente qytetarëve të Klinës në përpjekje për t’ua bërë jetën më dinjitoze”, thuhet më tej në komunikatë.

Rraci do të mbahet mend për guximin intelektual dhe qytetar në shërbim të qytetarëve të Komunës së Klinës dhe atdheut.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të kërkoj drejtësi për vrasjen e Ismet Rracit dhe të gjithë veprimtarëve të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat