Pacolli dënon sulmin në Kanada

Aktuale

Pacolli dënon sulmin në Kanada

Më: 24 prill 2018 Në ora: 10:14
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli ka dënuar sulmin që ka ndodhur dje në Toronto të Kanadasë.

Sipas raportimeve një furgon ka shtypur në trotuar kalimtarët, duke vrarë 10 dhe plagosur 15 persona.

 “Jam i tronditur, shpreh keqardhjen time të thellë dhe e dënoj ashpër sulmin e djeshëm në Toronto. Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe Qeverinë kanadeze dhe shërim të shpejtë për të plagosurit. Qëndrojmë pranë popullit dhe Qeverisë kanadeze në këto çaste të vështira”, ka thënë Pacolli./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat