Demi akuzon Beqajn për PTK dhe KEK-un

Aktuale

Demi akuzon Beqajn për PTK dhe KEK-un

Më: 23 prill 2018 Në ora: 21:06
Besim Beqaj

Ish-kryeshefi ekzekutiv i GAP-it dhe analisti Agron Demi ka akuzuar Besim Beqaj se gjatë mandatit të tij ka shkatërruar PTK-në, pasi shiti rrjetin e energjisë bashkë me katër hidrocentrale për 26 milionë euro.

Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se ‘për të kryer këtë krim financiar, duhet të jetë goxha inovativ’.

Postimi i plotë:

Vetëm një nga krimet financiare të qeverive në këto dhjetë vjet:

14 korrik 2009 - 27 shkurt 2013: Qeveria i merr 410 milionë euro divident nga PTK.

Prill 2018: PTK është fut në 60 milionë euro borxh.

E përgjegjësit për këtë krim janë ende ministra. Pasi e shkatërroi PTK, pasi shiti rrjetin e energjisë bashkë me katër hidrocentrale për 26 milionë euro, tash është Ministër i Inovacionit.

Koxha inovativ duhesh me qenë për me ba krejt këtë krim financiar.

Ndryshe, ndaj Besim Beqaj, minister i Inovacionit, është ngritur aktakuzë për përfshirjen në aferën “Pronto”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat