Isa Mustafa fton tryezën me partitë për ‘Zgjedhjet e Parakohshme’

Aktuale

Isa Mustafa fton tryezën me partitë për ‘Zgjedhjet e Parakohshme’

Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:29
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka ftuar kryetarët e partive politike të mërkurën e kësaj jave në një tryezë të përbashkët me qellim të tejkalimit të gjendjes së krijuar në vend.

Në letrën dërguar partive politike, të cilën e ka siguruar Kallxo, Mustafa thotë se gjendja e krijuar politike në vend mund të zgjidhet veç me zgjedhje të parakohshme.

“Është në interesin më të mirë të qytetarëve që partitë politike të arrijnë koncensus lidhur me temat e rëndësishme nacionale, Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeverisë si dhe përgatitjet e nevojshme për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice”, thuhet në letrën e Mustafës dërguar sot partive politike në vend.

Tryeza politike do të mbahen të mërkurën në ora 13 në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa sot gjatë ditës edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli u ka shkruar letër të gjithë përfaqësuesve politik në vend.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat