Gashi takim njoftues me Delawie, diskutohet për sigurinë në vend

Aktuale

Gashi takim njoftues me Delawie, diskutohet për sigurinë në vend

Më: 23 prill 2018 Në ora: 14:11
Pamje nga takimi

Ministri i punëve të brendshme, Bejtush Gashi priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Në këtë takim, Gashi e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. 

Sipas kumtesës dërguar mediave, ata diskutuan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Kosovës për çështjen e sigurisë në vend dhe për gjendjen civile të Kosovës.

Delawie e uroi ministrin Gashi për detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe vlerësoi se është shumë e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.

Gashi u emërua në krye të ministrisë së punëve të brendshme, pasi Flamur Sefaj që mbante këtë post u shkarkua pas ngjarjes së arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat