Deputetja e VV-së: Duhet një front i fuqishëm opozitar për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Aktuale

Deputetja e VV-së: Duhet një front i fuqishëm opozitar për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

H.Orana Nga H.Orana Më 23 prill 2018 Në ora: 13:39
Qeveria Haradinaj

Deputetja e Vetëvendoshes, Drita Millaku e pyetur nga “Bota sot” nëse do të marrin pjesë në tryezën e nesërme të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se ende nuk është e njoftuar nëse kanë ftesë zyrtare.

Image
Drita Millaku

Megjithatë, ajo e përkrahë secilën inciativë që kjo qeveri të ketë ‘jetën’ sa më të shkurtër.

“Ende nuk jam e njoftuar se zyrtarisht kemi ftesë për këtë tryezë. Megjithatë  secila inciativë për rrëzimin e kësaj qeverie do të jetë e mirëpritur dhe ne si LVV do ta përkrahim. Duhet një front i përbashkët dhe shumë i fuqishëm opozitar që kjo qeveri ta ketë jetën sa më të shkurtër”, thotë deputetja Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat