Muharremaj: Theranda vazhdon të mbetet bastion i AAK-së

Aktuale

Muharremaj: Theranda vazhdon të mbetet bastion i AAK-së

Më: 23 prill 2018 Në ora: 13:10
Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tash disa javë ka shpallur procesin e zgjedhjeve të brendshme nga do të dalin strukturat e reja udhëheqëse të partisë.

Një përgatitje shumë e mirë dhe punë e madhe nëpër nëndegë ka filluar edhe në komunën e Therandës, ku deri më tani janë zhvilluar 14 kuvende zgjedhore të cilat janë mbajtur në lokacione të ndryshme si Vraniq, Semetisht, Breshanc, Bllaca, Sopi, Bukosh, Dvoran, Dubrav, Papaz, Leshan, Tern, Savrovë dhe nëndegë tjera ku po vazhdon procesi i zgjedhjeve.

Sipas një komunikate të AAK-së, interesimi i madh i qytetarëve për të marrë pjesë në këto kuvende por edhe për  t'iu bashkangjitur AAK-së, ka bërë që kjo degë të mobilizohet në organizimin sa më të mirë dhe gjithëpërfshirës të kuvendit të degës.

Një interesim i veçantë për t'iu bashkangjitur këtij procesi po vërehet sidomos tek  kuadrot e reja dhe bizneset e kësaj komune.

"Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fton të gjithë qytetarët e Therandës që të bashkangjiten në procesin zgjedhor që po vazhdon. Ne jemi të hapur dhe mirëpresim kuadrot e reja që po ofrohen çdo ditë tek ne. Aleanca është e vetmja forcë politike në Therandë që në vazhdimësi iu ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për të zhvilluar aktivitetin e tyre politik"- ka deklaruar kryetari i degës së AAK-së në Therandë z. Bali Muharremaj.

"Theranda vazhdon të mbetet bastion i AAK-së dhe i zhvillimeve por edhe përkrahjes për kuadrot e reja të kësaj komune"- ka shtuar Muharremaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat