Abazi: 19 dështimet e Hashim Thaçit

Aktuale

Abazi: 19 dështimet e Hashim Thaçit

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 23 prill 2018 Në ora: 11:31
Ilustrim

Analisti politik Haki Abazi përmes një komenti në Facebook, ka renditur 19 dështime që sipas tij, është përgjegjës Hashim Thaçi, tash president i vendit.

Në mesin e dështimeve sipas Abazit është sabotimi i Pavarësisë së Kosovës nga Hashim Thaçi.

Ky është postimi i plotë:

Dialogu dhe Thaçi

Dorëzimi i dialogut Thaçit është paaftësi dhe papërgjegjësi e qeverise edhe pse pa dialog ai është si peshku pa ujë.

Në anën tjetër nga lista e gjatë e dështimeve Thaçi si president i zgjedhur me dhunë dhe nga marrëveshjet jo kushtetuese si kryeministër, është i padenjë dhe në fakt ka shumë arsyeje për të besuar që ai vet potencialisht është material për ligjin dhe gjykatat vendore njëjtë sikur Sanaderi.

Image
Haki Abazi

Lista e dështimeve:

1. Demilitarizimi i UÇK-së pakushte
2. Sabotimi i pavarësisë menjëherë pasluftës duke luftuar Rugovën dhe LDK dhe duke përça vendin. 
3. Privatizim i dështuar prej ku janë pasuruar të afërmit e tij
5. Prishja e marrëdhënieve më të gjithë partnerët ndërkombëtarë- izolimi i plotë i Kosovës. 
6. Abortimi i zgjedhjeve demokratike me vjedhje industriale
7. Njohjet ndërkombëtare janë ndaluar
8. Marrëveshjet teknike me Serbinë
9. Marrëveshjet politike- fusnota
10. Dështimi ne formimin e ushtrisë
11. Dështimi rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës
12. Dështim në sigurimin 24 ore furnizim me rryme
13. Dështimi heqjes se pagesës për diasporën për makina
14. Dështimi në privatizim te distribucionit energjetik
15. Demarkacioni
16. Një dekade premtime për liberalizim të vizave
17. Përdorim të njësisë speciale kundër protestuesve
18. Vrasja e Enver Zymberit
19. Manipulimi i organizatave te veteraneve për gjykatën
....

Thaçit nuk i besohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat