Haradinaj: Të pagjeturit, tema më e dhimbshme që ka vendi

Aktuale

Haradinaj: Të pagjeturit, tema më e dhimbshme që ka vendi

Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:38
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kabineti qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ambasadorë të akredituara në Kosovë dhe familjarë të të pagjeturve, bëri homazhe tek Përmendorja e dedikuar personave të zhdukur, në shënim të ‘Javës për Personat e Pagjetur’, e cila ka nisur sot nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se sot është një ditë që rëndon shumë dhe na sjellë vuajtje dhe në kujtesë dhimbje, por që duhet gjetur forcën për të ecur para.

Haradinaj: Të jemi bashkë që të dalim përballë kësaj teme

“Po ashtu të jemi bashkë që të dalim përballë kësaj teme, që është tema më e dhimbshme që e ka Kosova”, tha Kryeministri Haradinaj. 

Kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e Qeverisë së tij, që këtë çështje ta trajtojë me prioritet të veçantë, në mënyrë që familjarët e 1650 personave që ende figurojnë të zhdukur të mësojnë për fatin e më të dashurve të tyre.

Kurse, kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, Bajram Qerkini i tha

Qerkini: Ndërkombëtarët të bëjnë presion në Serbi

“ Ju e dini me siguri që ne jemi duke i kërkuar edhe 1652 persona, mirëpo ju e dini dhe mundeni, pasi tash keni ardhë në pozitë të na ndihmoni në atë çka na po kërkojmë, presionin të vëllezërit ndërkombëtar të bëjnë presionin më të madh në Serbi se ata e dinë, gjithsecila pjesë e trupit, ose të gjallë ose të vdekur të na kthejnë“, tha ai.

Java për personat e pagjetur organizohet nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat