5 vjet nga Harakiri i Daçiq-it kundër Shqiptarëve

Aktuale

5 vjet nga Harakiri i Daçiq-it kundër Shqiptarëve

Më: 23 prill 2018 Në ora: 08:39
Ivica Daçiq

"Nëse Shqipëria na tejkalon në zhvillimin ekonomik, kjo do të thotë se ne si popull, duhet të kryejmë kolektivisht harakiri (nga japonishtja vetëvrasje), kishte deklaruar ish kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, në një intervistë dhënë televizionit shtetëror serb, RTS, duke treguar një urrejtje patologjike ndaj kombit shqiptarë.

( Intervista e plotë e realizuar me 22 prill 2013, ndërsa deklarata nga minuta 53.30: )

Ish kryeministri serb kishte deklaruar gjithashtu edhe se :

Hyrja në BE është interes kombëtar dhe shtetëror i Serbisë, “meqë ky popull duhet të jetojë më mirë, sepse Rusia është larg, sepse nuk mund të mbijetojmë vetëm – të rrethuar nga NATO-ja dhe BE-ja – dhe sepse nuk mund të kemi të ardhme më të mirë jashtë integrimeve”, .

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, kishte deklaruar gjithashtu se me marrëveshjen për veriun e Kosovës, të arritur në Bruksel më 19 prill 2013, është garantuar siguria më e madhe e mundshme për popullatën serbe në veri të Kosovës. “Kemi marrë garancione nga NATO, se ushtria e Kosovës nuk guxon të hyjë në veri. Kjo është hera e parë që kemi marrë kësi garancione. Ato na janë dhënë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, kurse e pranishme ka qenë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton. Ata janë garantuesit e marrëveshjes”, ka thënë Daçiq, për televizionin shtetëror serb, RTS. 

Sipas tij, ushtria e ardhshme e Kosovës, ose cilido formacion tjetër, nuk do të mund të hyjë “në territorin e katër komunave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat