Pacolli falënderon Zemajn për angazhimin pas zhdukjes së dy fëmijëve në Gjermani

Aktuale

Pacolli falënderon Zemajn për angazhimin pas zhdukjes së dy fëmijëve në Gjermani

Më: 21 prill 2018 Në ora: 15:10
Dy fëmijët e zhdukur në Gjermani

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli ka falënderuar ambasadorin e Kosovës në Berlin, Astrit Zemaj, i cili nga momenti kur mori lajmin për zhdukjen e dy fëmijëve nga Kosova në Gjermani, e deri te gjetja e tyre, asnjëherë nuk u ndal.

“E falënderojë shumë Ambasadorin e Kosovës në Berlin, Astrit Zemaj i cili pa lodhje qëndroi në krye të detyrës së tij në mënyrë dinjitoze. Nga momenti kur mori lajmin për mos kthimin në shtëpi ( zhdukjen) e dy fëmijëve, qytetarë të Kosovës, e deri te gjetja e tyre, asnjëherë nuk u ndal, duke i koordinuar punët me institucionet gjermane dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ju përgëzojë Ambasador”, ka shkruar ai në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat