Radhë kilometrike në Morinë

Aktuale

Radhë kilometrike në Morinë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 13:29
Morinë

Qindra automjete dhe qytetarë të Kosovës kaluan Morinën në orët e para të së shtunës.

Radhët e gjata ishin deri në Vermicë në brendësi të territorit të Kosovës. Udhëtarët pritën gjatë për shkak të fluksit.

Por edhe punimet që po bëhen në doganë po pengojnë punën.

Bujar Muçmata: “Mospërfundimi i plotë i punimeve në pikën kufitare të Morinës duket se ka dhënë efektet e para negative me fluksin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Ka pengesa gjatë lëvizjes duke krijuar edhe radhë të gjata, të cilat janë në brendësi të territorit të Kosovës”.

Në funksionon janë katër sportele, të cilat po punojnë me kapacitet dhe procedurë të përshpejtuar.

“Vijmë për weekend, por radhë e gjatë makinash”.

“Është e gjatë kolona. Policia flen gjumë aty”!

“Vijmë për weekend. Ne jemi të interesuar shumë, mirëpo neglizhenca është shumë e madhe”.

Shqipëria, kryesisht bregdeti mbeten destinacionet e preferuara të qytetarëve nga Kosova. Nuk shmangin asnjë fundjavë, aq më pak tani, kur edhe kushtet e motit janë përmirësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat