Donald Tusk të enjten mbërrin në Prishtinë, takohet me Thaçin

Aktuale

Donald Tusk të enjten mbërrin në Prishtinë, takohet me Thaçin

Më: 21 prill 2018 Në ora: 11:07
Donald Tusk dhe Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, do ta vizitojë Kosovën të enjten – me 26 prill.

Tusk do të ketë takim në Prishtinë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në orën 12:00.

Kjo bëhet e ditur nga faqja e Këshillit Europian ku tregohet orari i Tusk për javën e ardhshme.

Kjo vizitë e Tusk në Kosovë është në vazhdën e vizitave që zyrtari i lartë i BE-së i bën në Ballkanin Perëndimor.

Pos, Kosovës Tusk do të vizitojë edhe Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat