A ka pasur FARK? Berisha i kundërpërgjigjet Bukoshit

Aktuale

A ka pasur FARK? Berisha i kundërpërgjigjet Bukoshit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 23:52
Hysen Berisha

Ish-komandanti në luftën e Koshares, Hysen Berisha i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Bujar Bukoshi, për deklaratat e tij, se nuk kishte FARK.

“Deklaratat e pasluftës mund të jenë ndikuar edhe nga interesat e ngushta personale dhe klanore dhe ndonjë interes të fshehur që ne nuk mund ta kuptojmë asnjëherë. Por realiteti flet vetë”, theksoi Berisha në emisionin “DPT te Fidani”.

Si dëshmi përmend edhe pamje filmike.

“Ajo videoja që shpesh shihet nëpër YouTube e dorëzimit të flamurit nga Ministri i luftës atëherë oficerit më të vjetër që ishte caktuar komandant në vitin ’98 dhe të dy mbanin emblemën e UÇK’së”, theksoi ai.

"Asgjë e fshehtë dhe dalluese në mes nesh s’ka ekzistu. Ka ekzistu diçka reale dhe e faktueshme...Ne na ka shquar veprimi formal dhe urdhra, vendime me letra të shkruara. Formimi i brigadave është bërë me urdhër të Ministrit”, tha Berisha.

Por a e bojkotoi Bukushi luftën e FARK’ut?

“Kryeministri i kohës nuk e ka pasë mundësinë e sabotimit edhe mbështetjes së drejtpërdrejt të njësive në terren. Ne kemi qenë në hierarki me Ministrinë e Mbrojtjes dhe mbështetja ka ardhur nga Ministria”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat