Çfarë mesazhe dërgoi Gjuriq sot gjatë vizitës në Kosovë

Aktuale

Çfarë mesazhe dërgoi Gjuriq sot gjatë vizitës në Kosovë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 22:45
Marko Gjuriq

Serbia nuk ka hequr dorë nga arritja e qëllimeve të saj politike, duke përfshirë edhe formimin e komunave serbe njëra nga qëllimet më të rëndësishme, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverisë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai kujtoj se Beogradi ka vendosur të pres dhe të shohin nëse do të fillojë formimi i AKS-së nga Kosova.

“Një nga parakushtet kryesore që kjo të ndodhë nën planin e zbatimit është se Prishtina rregullon kuadrin ligjor të saj. Le të shohim nëse kjo do të ndodhë në tre muajt e ardhshëm dhe nëse ata po thonë të vërtetën kur po pretendojnë se po donë ta formojnë AKS-në”, tha Gjuriq gjatë vizitës së tij në Mitrovicën e Veriut, transmeton lajmi.net.

Tutje, Gjuriq ka thënë se Beogradi ka shprehur dyshimet në lidhje me qëllimet e Prishtinës, duke shtuar se ai nuk beson se ekziston vullnet politik për të formuar AKS-n, sepse, siç thotë ai kanë kaluar pesë vjet që kur Prishtina nuk ka lëvizur asnjë hap për të zbatuar këtë marrëveshje.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, ne do të vazhdojmë presionin politik dhe do të vazhdojmë të luftojmë me armët tona më të fuqishme për kombin serb në Kosovë…”, ka thënë Gjuriq.

Ai tha se Serbia pesë vitet e mëparshme ka qenë më aktive se kurrë më parë për të ndihmuar popullin serb në Kosovë dhe kjo do të vazhdojë pasi nuk ka përkrahje nga Kosova.

“Mendoj se kjo është një nga arsyet se pse disa qarqe politike në Prishtinë nuk korrespondojnë me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. Nuk ka asnjë qëllim serioz nga Prishtina për të formuar AKS-në dhe mendoj se kjo paraqet një lloj manovrimi politik dhe diplomatik që synon për të hequr presionin ndërkombëtar nga Prishtina”, ka thën Gjuriq.

Kujtojmë, se kjo ishte vizita e dytë e Gjuriqit në Kosovë pas pashkëve ortodokse. Gjithashtu, Gjuriq ishte arrestuar dhe dëbuar për në Serbi më 26 mars të këtij viti, pasi nuk kishte përfillur ndalimin e hyrjes në Kosovë nga autoritetet kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat