Kurteshi: Pa reforma në arsim nuk mund të ketë as përmirësim të cilësisë së arsimit

Aktuale

Kurteshi: Pa reforma në arsim nuk mund të ketë as përmirësim të cilësisë së arsimit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 22:03
Ismajl Kurteshi

Ismajl Kurteshi – Kryetar i Komisioni parlamentar për Arsim e  deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë në emisionin “Përballje” se gjendja e arsimit në Kosovë nuk është e mirë sepse këtë e ka potencuar edhe raporti i BE-së për Kosovën dhe se dhe puna në teren tregon që nuk kanë lëvizur gjërat në sistemin e arsimit.

“Duhet të ketë mbështetje në arsim, investime, mbështetje mësimdhënësve, buxhet e mbi të gjitha duhet të ketë kontroll më shumë ” ka thënë Kurteshi.

Sipas tij, duhet të ketë garë për cilësi e jo garë për teste e rezultate.

“Cilësia në arsim nuk ka ndryshuar… Pa reforma në arsim nuk mund të ketë as përmirësim të cilësisë së arsimit e as rezultate të mira as në Testin PISA” ka thënë Kurteshi në emisionin “Përballje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat