OBKD konfirmon pjesëmarrjen në tryezën e organizuar nga LDK-ja

Aktuale

OBKD konfirmon pjesëmarrjen në tryezën e organizuar nga LDK-ja

Nga: D.RR Më: 20 prill 2018 Në ora: 17:45
OBKD

Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat, ka pranuar ftesën e LDK-së për t’iu bashkangjitur tryezës për diskutimin e tejkalimit të krizës politike në vend.

Këtë e konfirmoi faqja zyrtare e Balli Kombëtar në Facebook.

“Partia jonë i përgjigjet pozitivisht ftesës së LDK-së për t’iu bashkangjitur tryezës për diskutimin e tejkalimit të krizës politike në vend. Përfaqësues tonë të partisë do të jenë prezent të mërkurën për t’iu bashkangjitur iniciativës për rrëzimin e kësaj qeverie të dështuar. Faleminderit dhe respekt në emër të kryetarit të BKD-së, Gazmend Islami”- ka qenë komunikata e OBKD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat