Blerim Kuçi braktis seancën: Jam në grupin e deputetëve që nuk e flet gjuhën angleze

Aktuale

Blerim Kuçi braktis seancën: Jam në grupin e deputetëve që nuk e flet gjuhën angleze

Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:06
Blerim Kuçi

Deputeti i AKK-së, Blerim Kuçi pasi ka mbajtur një fjalim me kritika rreth deputetëve që kanë thirrë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar Raportin e Progresit, edhe pse ende nuk është përkthyer ky raport, ai tha se largohet nga seanca pasi ai vet nuk e flet gjuhën angleze.

Kuçi gjatë fjalimi u ka bërë pyetje deputetëve pse me kaq nguti po diskutohet raporti ende pa  u përkthyer në shqip.

“A po do me na ra Rusia, a turki po do me na hy në Kosovë, a po e sulmojnë Kosovën UFO-t”, shtroi pyetje Kuçi.

Për më tepër ai e quajti raport të anglishtfolësve diskutimin e sotëm në kuvend për këtë raport.

“Unë jam në grupin e deputetëve që nuk e flet gjuhën angleze prandaj edhe nuk do të qëndroj në këtë seancë”, tha Kuçi.

Raporti i sivjetmë i progresit i lëshuar për Kosovën nga Komisioni Europian ende nuk është përkthyer nga anglishtja për deputetët e Kosovës.

Për më tepër gjatë seancës deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tha se në një përgjigje që kompania e përkthimeve u ka dhënë administratës së kuvendit përkthimi i raportit 80 faqesh i Komisionit Europian u merr kohë tre javë për përkthim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat