‘Revoltohet’ Ilir Deda, akuzon Qeverinë dhe presidentin Thaçi

Aktuale

‘Revoltohet’ Ilir Deda, akuzon Qeverinë dhe presidentin Thaçi

Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:28
Deputeti i Alternativës, Ilir Deda

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka kritikuar gjatë ditë së sotme koalicionin qeverisës, për të gjeturat e Raportit të Progresit për Kosovën, pasi që sipas tyre BE-ja ka kritikuar pikërisht mos llogaridhënien në Kuvend.

“Raporti i progresit e godet pikërisht këtë fakt të sotshëm, kur ne nuk e kemi kryeministrin dhe kabinetin qeveritar këtu, kjo mes tjerash është kritika e Raportit të progresit. Ata janë në shtëpi dhe nuk vijnë me dhënë llogari në Kuvend. Goditja e BE-së është në kulturën poetike që është ndërtuar në vendin tonë”, tha Deda.

Madje ai iu drejtua edhe përfaqësuesit të Qeverisë, zëvendëskryeministrit, Enver Hoxhaj, duke i thënë se ju e dini më së miri se kush e ka kapur shtetin.

“E kur i lexojmë mangësitë në raport, natyrisht që ka mangësi në një shtet që konsiderohet se ka elemente të kapjes së shtetit, dhe çka po na çudit neve këtu? Nuk të vinë konsensus Enver për qkapjen e shtetit sepse ju e dini më së miri se kush e ka kapur shtetin, hajde ndërmerreni masa për shkapje, por nuk do ta ndërmerrni asnjë masë për atë punë”, tha Deda duke iu drejtuar Hoxhës.

Deda dhe se në këtë legjislaturë nuk do të kalojnë lojërat e PDK-së, e as të Hashim Thaçit, që po tenton të udhëheq dialogun me Serbinë.

“Ju po bëni lojë por në këtë legjislaturë nuk ka me ju kalu loja që e keni planifikuar, as ajo që po e quani ju platformë për dialogun, që është një lloj mashtrimi për opinionin publik për ta mandatuar Hashim Thaçin për ta udhëhequr dialogun me Serbinë, nuk ka me ju kalu kjo në këtë legjislaturë. Ta dini tash ta këtë,  nuk keni me i marr kurrë 61 deputet, më nuk ka mashtrim me deputet”, theksoi Deda.

Në fund të fjalës së tij Deda ka bërë thirrje Qeverisë që të i bashkëngjitet tryezës të thirrur nga LDK-ja për të diskutuar për zgjedhje të parakohshme.

Por krejt i qetë u përgjigj, zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj i cili tha kapja e shtetit ka lind nga koalicioni VLAN, e që të gjithë për këtë janë fajtor, përveç lëvizjes Vetëvendosje.

“Përgjegjës jemi krejt në përjashtim të kolegëve që janë në anën e djathtë. Kapja e shtetit ka lind paralelisht nga koalicioni VLAN, disa keni qeverisë në mandatin e kaluar, disa po qeverisni tash. Në politikë është me rëndësi ai që e menaxhon situatën, ne si PDK kemi mbërritur me menaxhu situatën, kështu që mos shitni përralla të tilla”, tha Hoxhaj në replikën e tij ndaj Ilir Dedës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat