Kërkohet mbrojtje në liri për aktivistët e SKV-së

Aktuale

Kërkohet mbrojtje në liri për aktivistët e SKV-së

Më: 20 prill 2018 Në ora: 13:16
Foto

Një grup i organizatave të shoqërisë civile, aktivistëve dhe pjesëtarëve të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës kanë kërkuar që aktivistët e arrestuar e Lëvizjes Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim (SKV) të mbrohen në liri, dhe të merret si masë lehtësuese fakti që janë studentë.

“Më 12 prill, gjatë shënimit të përvjetorit të 8-të të themelimit të Lëvizjes Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim (SKV), u arrestuan gjashtë aktivistë studentë. Aktivistët studentë që ende po mbahen në paraburgim janë Korab Muhadri, Kreshnik Gega, Pajtim Demaj, Januz Shatri, Hajredin Krasniqi dhe Endrit Shatri. E dënojmë dhunën e  përdorur nga policia ndaj studentëve, të ushtruar gjatë arrestimit dhe në stacionin policor, të konstatuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, nga intervistat dhe shikimi i dosjeve policore e evidencave mjekësore dhe observimit”, thuhet në kumtesën dërguar mediave.

Të poshtëshënuarit kërkojnë që për studentët e arrestuar të merret si masë lehtësuese fakti që janë studentë dhe të lihen të mbrohen në liri.

GAS - Grupi antiseksist

ORCA- Organizata për rritjen e cilësisë në arsim

Organizata Çohu!

Qendra Kosovare Kunder Korrupsion - KUND 16

USPE - Unioni i Studentëve Pro Europian

Artpolis - Qendra per art dhe komunitet

KDI - Kosova Democratic Institute

Syri i Vizionit

INTEGRA NGO

D4D – Democracy for Development

CEL – Center for Equlity and Liberty

Developing Together

Sbunkeri

Levizja Fol

CSGD - Center for Social Group Development Kosovo

KCSF - Kosovar Civil Society Foundation

Balkans Policy Research Group

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës

GLPS - Group for Legal and Political Studies

Jeta Berisha - aktiviste

Agnesa Qerimi – KYC Kosova

Dardane Kryeziu – aktivist

Ariana Qosaj-Mustafa -  aktiviste për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave

Prof.ass. Vjollca Krasniqi – Universiteti i Prishtinës

Imer Mushkolaj - Gazetar dhe aktivist

Igballe Rogova - Aktiviste per te drejtat e grave

Veton Surroi

Dr. Dukagjin Pupovci - Ekspert i arsimit

Nora Ahmetaj – Experte e Drejtësië Tranzicionale

Flaka Surroi

Adelina Berisha - Aktiviste per te Drejtat e Grave

Rreze Abdullahu - Aktiviste

Korab Krasniqi - Aktivist

Prof.asoc. Arben Hajrullahu - Universiteti i Prishtinës

Seb Bytyci - IPOL

Edona Deva – CDF

Adriatik Kelmendi

Nermin Mahmuti – CDF.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat