Seanca për Raportin e Progresit, Hoti: I vetmi sukses është Demarkacioni (LIVE)

Aktuale

Seanca për Raportin e Progresit, Hoti: I vetmi sukses është Demarkacioni (LIVE)

Më: 20 prill 2018 Në ora: 13:08
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së Avdullah Hoti duke folur në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për raportin e Progresit ka thënë se ky raport qartëson se Qeveria e Kosovës nga shtatori 2017 nuk ka dërguar asnjë sinjal bindës në Bruksel se është serioze t’i kryej obligimet që i ka shteti i Kosovës si rezultat i kësaj dalja e kosovarëve nga izolimi nuk ka ndodhur ende.

“Tek kriteret politike të këtij Raporti, derisa ai i vitit 2016 e përmend polarizimin mes qeverisë dhe opozitës, që është normale në fakt raporti i i fundit vë në dukje polarizimin brenda vet koalicionit qeverisës dhe brishtësinë e koalicionit, i cili tanimë ka humbur dhe shumicën e thjeshtë. Kjo brishtësi e ka mundësuar këtij koalicioni që të ndërtojë një konsensus të përgjithshëm për temat e rëndësisë nacionale në përputhje me agjendën evropiane”, tha Hoti.

Sipas tij raporti thekson tendencën për t’iu ikur obligimeve ndërkombëtare dhe i vetmi sukses që mbetet në këtë raport është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi i cili u përmbush falë angazhimit të LDK-së .

Hoti tha se raporti thekson se Qeveria ka dështuar të adresojë rekomandimet e dhëna gjatë vitit 2016, që tregon një mungesë serioziteti përballë këtyre obligimeve ndërkombëtare.

Deliu: Raporti i progresit i arsyeshëm dhe objektiv

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu se kjo seancë po mbahet pa u shqyrtuar mirë raporti në fjalë.

“Pasi që ne ende nuk e kemi përkthimin zyrtarë të këtij raporti tejet të rëndësishëm dhe besoj se deputete në këtë fazë nuk kanë arritur ta shqyrtojnë mirë këtë raport vendin. Prandaj unë kam pritur që të mos ketë nguti për një raport të tillë ta trajtojnë si duhet deputetët dhe t’i prekin fushat specifike që ata kanë. Pastaj të ftohet seanca e sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Deliu-Kodra.

Sipas saj raporti për vendin është i  arsyeshëm mjaft objektiv, që paraqet pasqyrën reale të progresit të vendit gjatë dy viteve të fundit, periudhë kjo që e mbulon ky raport.

Deliu tha se Komisioni Evropian konfirmon dhe njëherë përkushtimin e vazhdueshëm për të ardhmen evropiane të vendit e po ashtu sikurse strategjia e zgjerimit të BE-së flet saktësisht për perspektivën e Kosovës në BE.

“Duke e saktësuar se tashmë se vendet anëtare të BE-së e pranojnë dhe e trajtojnë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, përfshirë këtu dhe ato shtete të cilat ende nuk e kanë njohur republikën e Kosovës”, tha Deliu.

Veç 40 deputetë prezent

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Raportin e Progresit i publikuar nga Komisioni Evropian.

Në seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit po marrin pjesë vetëm 40 deputetë

Ashtu si ka ndodhur përgjatë gjithë kësaj legjislature, edhe në seancën e sotme të Kuvendit, shumica e deputetëve nuk janë në sallë.

Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për raportin e progresit i publikuar nga Komisioni Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat