Vjosa Osmani flet për negociatat e fshehura të Thaçit e Vuçiqit, kjo është kërkesa e saj

Aktuale

Vjosa Osmani flet për negociatat e fshehura të Thaçit e Vuçiqit, kjo është kërkesa e saj

Nga: P.R Më: 20 prill 2018 Në ora: 11:49
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas miratimit të platformës për bisedimet finale me Serbinë.

Ajo ka kërkuar një platformë për interesa të Kosovës, e jo platformë për interesa të Thaçit.

“Platforma për dialogun e propozuar nga Qeveria e Kosovës synon të mbulojë negociatat e fshehura të Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vucicit, dhe t’u jepë vulën bisedave, përmbajtja e të cilave është mbajtur sekrete për Kuvendin dhe për qytetarët e Kosovës. 
Me qëllim që t’i ikë përgjegjësive të saja kushtetuese, Qeveria e Kosovës po synon që tërë kompetencat e dialogut politik me Serbinë t’ja bartë një personi, i cili ka dëshmuar se nuk përfaqëson as unitetin qytetar e as atë politik, por shfrytëzon këtë proces si mundësinë e vetme dhe të fundit për të qenë faktor para komunitetit ndërkombëtar. 
Kuvendi i Kosovës duhet t’i thotë JO një platforme me përmbajtje të tillë, e cila nuk ka për qëllim të mbrojë interesat e Republikës së Kosovës, por interesat e një individi”, ka shkruar Osmani, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat