Haradinaj: Në shëndetësi ende ka punë për t’u bërë

Aktuale

Haradinaj: Në shëndetësi ende ka punë për t’u bërë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 09:56
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ende ka probleme në fushën e shëndetësisë në Kosovë dhe se mjekët nuk i kanë kushtet e mira të punës.

Haradinaj këtë deklaratë e ka thënë në Ditën Botërore të Shëndetit, në aktivitetin organizuar nga  Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Edhe pse janë dhënë 20 milionë euro shtesë për këtë dikaster kryeministri tha se ato nuk janë të mjaftueshme për një shëndetësi më të mirë.

Haradinaj tha se i ka pa së afërmi mjekët në Kosovë në cilat kushte punojnë e që sipas tij nuk i kanë pagat e mira, ndërsa përmendi edhe mungesën e barnave.

Kryeministri theksoi se Qeveria e në veçanti Ministria e Shëndetësisë ka një seriozitet për ngritjen e cilësisë në  fushën e shëndetësisë.

Ministri Uran Ismajli tha se ka përmirësim në fushën e shëndetësisë ndërsa Ardita Tahirukaj nga OBSH tha se kjo organizatë do të  mbetet mbështetëse për përmirësimin e sektorit të shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat