Pacolli vizitë zyrtare në Bullgari

Aktuale

Pacolli vizitë zyrtare në Bullgari

Më: 20 prill 2018 Në ora: 09:43
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovs Behgjet Pacolli po qëndron në një vizitë zyrtare në Bullgari, vendin që ka presidencën e radhës së BE-së.

Sipas një njoftimi nga MPJ, takimi i parë i Pacollit do të jetë me homologen e tij, Ekaterina Zaharieva.

Pacolli do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes, Krasimir Karachanov, si dhe adresimin e Forumit dypalësh të biznesit organizuar nga odat ekonomike të dy vendeve.   Bullgaria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe vizita ka synim nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.  Pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është gjithashtu temë e bisedës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat