“Rakia nuk të bën burrë” – Thaçi thumbon Haradinajn

Aktuale

“Rakia nuk të bën burrë” – Thaçi thumbon Haradinajn

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:15
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka folur për deklaratën qe kishte bërë Erdogan për kryeministrin Hradianj, se ai pinë raki edhe nuk është mysliman.

Thaçi, në emisionin Pressing të Televizionit 7, ka thënë se “rakia nuk e bën burrë të keq apo të mirë askënd”.

“Mos e matni lidërshipin me verë, çaj apo raki. Secili e ka preferencën e vetë të jetës. Nuk e banë dikënd më burrë të keq a po me të mirë nëse pinë ose jo raki. Unë pi edhe çaj edhe verë. S’ka asgjë të keqe”, ka thënë Thaçi duke i komentuar deklaratat e Erdoganit mbi ata që ka thënë për Haradinajn se, kinse ai pi raki dhe nuk është mysliman.

Ai ka thënë se deklarata e Erdoganit është e panevojshme dhe s’ka asnjë peshë.

“ Nuk ka ndonjë ndikim apo peshë kjo deklaratë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat