Thaçi kontradiktor: Thotë se aksioni ndaj gylenistëve ishte gabim

Aktuale

Thaçi kontradiktor: Thotë se aksioni ndaj gylenistëve ishte gabim

Më: 19 prill 2018 Në ora: 21:45
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive në Pressing në Televizionin T7, ka folur për deportimin e gjashtë shtetasve turk nga Kosova. Ai ka thënë për herë të parë se aksioni ndaj gylenistëve ishte gabim.

“Nuk kam ndërruar kurrë mendim për çështjen e depërtimit të turqve. Unë i qëndrojë mbrapa postimit që e kam bërë në Facebook”, ka thënë Thaçi

Ai ka bërë me dije se aksioni ndaj gylenistëve ishte gabim.

“Ky proces nuk është dashur të ndodhte në asnjë rrethanë. Aksioni ndaj tyre ishte gabim. Mekanizmat përgjegjës duhet të zbërthejnë në detaje se çfarë ka ndodhur me deportimin e turqve. Kur ata të japin zbërthimin e tyre edhe ne mund të japim mendimet tonë”, ka thënë Presidenti Thaçi.

 I pari i vendit thotë se do të ndodh një rishikim i krejt procesit.

“Do të ndodh një rishikim i plotë i të gjithë procesit që ka ndodhur. Mbi këtë edhe do të kemi një qëndrim shtetëror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat