Sejdiu: Nuk i kemi kërkuar para VV-së për ta lëshuar Aida Dërguti postin e nënkryetares

Aktuale

Sejdiu: Nuk i kemi kërkuar para VV-së për ta lëshuar Aida Dërguti postin e nënkryetares

Më: 19 prill 2018 Në ora: 18:35
Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, ka treguar se pikë e rendit të ditës në seancën plenare të tre majit, do të jetë pozita e nënkryetarës së Kuvendit që po e mban Aida Dërguti.

Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, Sejdiu ka hedhur poshtë se grupi i tij parlamentar po i kërkon të holla Vetëvendosjes në këmbim të dorëheqjes së Aida Dërgutit nga pozita e nënkryetares së Kuvendit.

Megjithatë Sejdiu ka treguar se Dërguti do të jetë pjesë e rendit të ditës në seancën plenare të 3 majit.

Ai ka thënë se në të njëjtën seancë do të vendoset se si do të ndahen drejtimi i komisioneve parlamentare mes Vetëvendosjes dhe GDP’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat