O’Connell sheh partneritet më të thellë mes Kosovës dhe Britanisë

Aktuale

O’Connell sheh partneritet më të thellë mes Kosovës dhe Britanisë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 18:33
Ruairi O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka folur në ditën kur po festohet ditëlindja e 92-të e Mbretëreshës Elizabetë, si dhe një dekadë e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Sipas tij, pas 10 vjetësh raportesh diplomatike, ekziston një partneritet më i thelluar mes të dyja vendeve.

O’Connell foli edhe për Raportin e Progresit, për çka tha se Britania e Madhe ende mban qëndrimin e saj mbi rëndësinë e përparimit të Kosovës.

“Për Raportin e Progresit, ne kemi qëndrim si gjithmonë që e kemi pasur – që është e rëndësishme që Kosova të ecë përpara”.

“Të zbatohen reformat që janë të nevojshme, sidomos në fushën e sundimit të ligjit”.

“Kjo është në interesin e Kosovës dhe Britanisë së Madhe”.

“Shoh një lloj partneriteti më të thellë se që ka qenë”.

“Kjo është më e mirëseardhur, sepse është në interes të Kosovës që të ecë përpara sa më shpejtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat