"Thaçi nuk ka të drejtë të flas për Sali Çekun, ai duhet të tregoj për vrasjet pas shpine të komandantëve"

Aktuale

"Thaçi nuk ka të drejtë të flas për Sali Çekun, ai duhet të tregoj për vrasjet pas shpine të komandantëve"

Nga: D.RR Më: 19 prill 2018 Në ora: 17:01
Hashim Thaçi

Ish ushtari i UÇK-së e një kohë edhe anëtar i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një statusi në Facebook i është drejtuar Thaçit si gënjeshtar, pasi ky i fundit tha se Sali Çekaj ju bashkua luftës së UÇK-së duke i dhënë shtytje, moral, forcë dhe energji.

Miftari thotë se Sali Çekaj nuk iu bashkua UÇK-së, por ishte themeli i saj.

Sipas Miftarit, Thaçi duhet të tregoj se si i keni vrarë pas shpinës shumë komandantët e luftës.

Postimi i plotë i Miftarit në Facebook:

Hashim Thaçi: Sali Çekaj ju bashkua luftës së UÇK-së duke i dhënë shtytje, moral, forcë dhe energji.

Mos gënje o president Hashim Thaqi, mos ja fut kot pasi Salih Çekaj është vet zemra dhe themeli i UÇK-së me shok të vet si Ademi Jashari,Zahir Pajaziti ....e shumë tjerë.
Juve shtabit të KAMASUTRES -ROGNERIT ju takon dhe keni të drejt me fol vetëm si i keni vrarë pas shpinës shumë komandantët e luftës si i keni qit në prita të UDB-KOS për të ardh në pushtet vet dhe mundeni me fol edhe si i keni vjedh fondet e luftës e i keni përdor mu pasuru vet dhe si i keni harxhuar parat e luftës në kurvni ...(kaq) me përmend ju Salih Qekun,Adem Jasharim e shumë dëshmor tjerë duhet së parit mej la dhëmbët shumë dekada prapa grilave të burgut i dënuar nga gjygji i Kosovës si tradhtar dhe si hajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat