Lista Serbe kthehet në Qeverinë e Kosovës

Aktuale

Lista Serbe kthehet në Qeverinë e Kosovës

Më: 19 prill 2018 Në ora: 15:54
Lista Serbe

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo bashkë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Greg Delawie dhe Ambasadorin e Hungarisë, László Markusz kanë vizituar fermerët e Komunës së Junikut, me ç ‘rast kanë parë për së afërmi investimet  e bëra në këtë komunë nga MBPZHR-ja dhe USAID-i.

Me këtë rast, ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, vlerësoi se projektet e përbashkëta të ministrisë me USAID-in kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në veçanti në investimet për zgjerimin e veprimtarive bujqësore në vend.

Ministri Rikalo falënderoi ambasadorin amerikan për mbështetjen që Qeveria e SHBA-ve i ka dhëne Kosovës në të gjitha fushat, e me fokus të veçantë në bujqësi dhe zhvillim rural. Po ashtu, ai shprehu falënderim edhe për mbështetjen e shtetit hungarez për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ndryshe, me investimet e bëra në komunën e Junikut, MBPZHR- ja dhe USAID-i përmes granteve investive kanë arritur që të ngrisin sisteme intensive të kultivimit të kulturës së qershisë.

Duhet shtuar se pas arrestimit që iu bë drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, Lista Serb pati bërë publike largimin nga Qeveria e Kosovës. Që prej datës 26 mars Lista Serbe kishte ngrirë punimet në Qeverinë e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat