Marko Gjuriq të premten në Kosovë

Aktuale

Marko Gjuriq të premten në Kosovë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 23:25
Marko Gjuriq

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të premten do të qëndrojë në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dhënë pëlqimin për vizitën e njeriut kryesor të Beogradit për Kosovën.

Lajmin për vizitën e Gjuriqit e konfirmoi për kallxo, ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas Pacollit, përveç Gjuriqit në Kosovë do të vijë edhe Nikola Selakoviq, sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Serbisë.

Arritja e Gjuriqit dhe Selakoviqit të premten në pikën kufitare në Jarinjë do të jetë në ora 11:00, pastaj do të nisën për në Mitrovicë të veriut ku do ta mbajnë një takim në qendrën studentore të Universitetit të Mitrovicës së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat