Mungesa e kuorumit në Kuvend lë në sirtarë projektligjet

Aktuale

Mungesa e kuorumit në Kuvend lë në sirtarë projektligjet

Më: 18 prill 2018 Në ora: 22:12
Kuvendi i Kosoves

Mungesa e kuorumit në Kuvendin e Kosovës ka bërë që një numër i madh i projektligjeve të mbesin pa u shqyrtuar. Që nga fillimi i legjislaturës së VI-të të Kuvendit, janë miratuar vetëm 27 projektligje, ndërsa në pritje janë edhe 30 të tjera.

Kështu ka bërë të ditur, Agnesa Haxhiu nga KDI, organizatë që monitoron punën e Kuvendit të Kosovës.

“Për tetë muajt e parë të Legjislaturës së VI-të Kuvendi i Kosovës ka arritur që të shqyrtojë dhe miratojë gjithsej 27 projektligje ndërkaq në procedurë të shqyrtimit janë edhe 30 projektligje të tjera. Mungesa e kuorumit me të cilën po përballet Kuvendi kohëve të fundit ka ndikuar në zvarritjen e shqyrtimit të projektligjeve, çka edhe ka rezultuar me një numër të vogël të ligjeve të miratuara. Së fundmi 11 projektligje (pjesë e Agjendës për Reforma Evropiane) janë shqyrtuar dhe miratuar me procedurë të përshpjetuar për shkak të mos shqyrtimit të tyre me kohë”, ka thënë Haxhiu.

Shkrimin e plotë mund të lexoni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat