Berisha: Në listat e veteranëve ka nga të gjitha partitë - por më së paku nga LDK

Aktuale

Berisha: Në listat e veteranëve ka nga të gjitha partitë - por më së paku nga LDK

Më: 18 prill 2018 Në ora: 21:54
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha, dikur këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa, ka komentuar aktakuzat e ngritura sot ndaj disa personave për mashtrim lidhur me statusin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në listat e veteranëve nuk ka vetëm të një partie. Unë mendoj se ka prej të gjitha partive”, ka thënë Berisha në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

“Ndoshta më së paku ka të LDK’së, por që ka të të gjitha partive”, është shprehur ai.

“Kur vjen puna shqiptarët të bëhen bashkë për të keqpërdorur apo për të shfrytëzuar diçka, këto vijat i tejkalojnë”, ka thënë ai në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat