Gecaj: LDK, partia e parë në të gjitha sondazhet

Aktuale

Gecaj: LDK, partia e parë në të gjitha sondazhet

Më: 18 prill 2018 Në ora: 21:33
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike të Kosovës, duke folur rreth Qeverisë Haradinaj dhe kërkesës së LDK-së për zgjedhje të parakohshme, ka thënë se një Qeveri me 52 vota nuk mund të bëjë asgjë.

I pyetur nga analistët se përse nuk po tenton LDK-ja rrëzimin e kësaj Qeverie, Gecaj ka thënë se LDK është parti e civilizuar.

“Ne jemi parti e civilizuar, Qeveria me 52 vota nuk mund të bëjë asgjë. Është mirë me u ulë në tryezë dhe me bisedua për zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Gecaj në “Debat Plus”.

Gecaj ka thënë se në të gjitha sondazhet tash LDK po del si parti e parë.

“Hashim Thaci dhe Kadri Veseli vendosin në këtë vend deri sa kanë mundësi me qenë të parët, në të gjitha sondazhet dhe anketat del se LDK-ja do të dal e para nëse mbahen zgjedhjet”, u shpreh Gecaj.

Ai shtoi se kandidati i ardhshëm i LDK-së për kryeministër do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat